29 Mars 2024

Kili, 30 miliardë dollarë humbje nga tërmeti 8,8 ballësh

Santiago, 13 mars - 30 miliardë dollarë, kjo është shifra e dëmeve që shkaktoi tërmeti 8,8 ballësh i cili goditit Kilin ditën e 27 shkurtit. Dëmi ekonomik i tërmetit u bë publike nga presidenti i sapozgjedhur i Kilit, Sebastian Pinera.

Pinera, i cili mori ditën e premte detyrën e vështirë të presidentit të shtetit amerikano-jugor, shprehu vullnetin e tij personal dhe të stafit të tij për të përballuar një nga tragjeditë më të rëndë që mund të ketë goditur shtetin kilen.

\"Sipas llogarive tona del që do të duhen me miliarda dollarë që ne të rimarrim veten. Ne jemi më të varfër se më përpara nga humbja e jetëve njerëzordhe dhe nga humbjet ekonomike, por jemi më të pasur kur shohim vendosmërinë dhe dëshirën e popullit të Kilit për të ecur përpara, pavarsisht trishtimit të madh.\"- u shpreh presidenti i ri Pinera.

Kilit, i cili është eksportuesi më i madhe i bakrit, do ta ndihmojnë shumë fitimet dhe të ardhurat të cilat do të vinë nga shitjet e metalit të kuq.

\"Fatmirësisht çmimi i bakrit është në nivele të kënaqshme dhe të qëndrueshme. Ky është një sinjal mjaft pozitiv për buxhetin e tkurrur të shtetit tonë. Duhet të kemi parasysh se shteti ynë do të kryej ndërtime jo vetëm për disa muaj por ndoshta edhe për disa vite me radhë.\"- tha presidenti i sapozgjedhur i Kilit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)