25 Shtator 2022

Kievi kthehet në një varrezë për shumë tanke të Vladimir Putinit

Kiev, 2 prill - Kievi, kur para më shumë se 1 muaji, ishte i gjallëruar me njerëz që jetonin një jetë normale, tani është kthyer në një varrezë për shumë tanke të Vladimir Putinit.

Ukrainasit vazhdojnë kundërsulmet e tyre të suksesshme rreth kryeqytetit.

Kolonat e automjeteve të blinduara ruse janë kthyer në rrënoja ndërsa trupat e Presidentit Volodymyr Zelenskyy vazhdojnë të zmbrapsin forcat ruse dhe në disa raste rimarrin rrugë dhe vendbanime pranë Kievit.

Ndërsa njësitë ukrainase përparojnë, ato ndeshen me tanke të djegura dhe automjete transporti të personelit të armatosur rëndë që qendrojne ne rrugët dikur të populluara nga udhëtarët që do të kishin shkuar brenda ose jashtë kryeqytetit.

Por gjetje shumë më të frikshme po zbulohen në fshatrat dhe qytetet në shtrirjen urbane të Kievit. Pas rimarrjes së Buçës nga forcat ruse, trupat ukrainase gjetën trupat e 20 burrave me rroba civile në një rrugë të vetme.

Presidenti Zelensky paralajmëroi se forcat në tërheqje të Moskës po lënë pas situata ‘katastrofike’ duke minuar zonat jashtë shtëpive të tyre, duke braktisur pajisjet e tyre të shkatërruara dhe ‘trupat e të vrarëve’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)