19 Prill 2024

Kërkohet statusi special për Sanxhakun me Kushtetutë

Novi Pazar, 26 maj - Këshilli Kombëtar Boshnjak si organ më i lartë i boshnjakëve në Serbi, përkatësisht në Sanxhak, me seli në Novi Pazar njoftoi  iniciativën me të cilën  kërkohet  status i veçantë për rajonin e Sanxhakut i cili shtrihet në Serbi dhe Mal të Zi,  i cili do të nënkuptonte të ketë   kushtetutën e vet të cilën  e cila do të përpilohet   nga ekspertët e Bashkimit Evropian.

Në lidhje me çështjet brenda kompetencës së tij, Sanxhaku do të  aprovonte  ligjet dhe aktet nënligjore, ndërsa  shqiptarët, boshnjakët, malazezët dhe serbët do t'i jepet statusi i popujve konstituiv, thuhet në këtë  iniciativë.

Sipas këtij dokumenti, rajoni do të ketë parlamentin, guvernatorin, qeverinë, policinë dhe gjyqësorin e vet.

"Zgjedhjet e para për këto organe do të mbahet nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe OSBE-ja, dhe të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me statusin e veçantë në fund do të zgjidhet në kuadër të Komitetit të Posaçëm për  Sanxhakun e Bashkimit Evropian", thuhet në  dokument.

Propozohet gjithashtu që Sanxhaku të jetë i demilitarizuar përgjithmonë, nën kontrollin e OKB-së dhe BE-së.

Sipas kësaj  iniciative, siç thuhet nënkuptohet se  autoritetet e Serbisë brenda 30 ditëve nga krijimi i statusit  të veçantë t’i tërheqin  të gjitha forcat ushtarake nga krahina  e Sanxhakut, si dhe forcat e policisë që tejkalojnë kërkesat në  rrethana normale, ndërsa kufiri  i  Sanxhakut të kontrollohet  nga  forcat ndërkombëtare.

Krahina  e Sanxhakut në të cilën do të krijohet  status të veçantë  përfshinë territoret e komunave  jo vetë të atyre në Serbi , por edhe ë Mal të Zi:   Novi Pazar, Sjenicë, Tutin, Prijepole, Nova Varosh, Priboj, Plevla, Bijello Pole, Beranë, Andrijevicë, Petnjcë, Guci, Plavë dhe Rozhajë

/I A/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)