25 Prill 2024

Kërcënimet e ekstremisteve greke ndaj gazetarit Artan Hoxha rrezik për lirinë e medias

Tiranë, 31 tetor - Mediat shqiptare dhe ato greke, gjate tri diteve te fundit, kane publikuar reagime agresive dhe kercenime te individeve te njohur nacionaliste ndaj gazetarit investigativ Artan Hoxha.

Kolegu Hoxha publikoi kercenimet serioze te ketyre individeve dhe qarqeve ekstremiste te naionalizmit grek, ndaj tij se pari ne fawet personale te rrjeteve sociale.

Kercenimet ne adrese te gazetarit Hoxha, erdhen pas raportimeve dhe qendrimeve qe afishoi publikisht per incidentin dhe vrasjen e qytetarit me dy shtetesi, nga Bularati i qarkut te Gjirokastres, te ndjerin Kostandinos Kacifas.

Ne faqet personale te rrjeteve sociale te kolegut Artan Hoxha ekstremiste greke dhe individe te njohur per radikalitet verbal dhe te angazhuar, shprehin vendosmerine per hakmarrje primitive ndaj gazetarit i cili respekton pikepamjet e veta te shprehura lirisht ne opinionin publik dhe mediat e vendit tone.

Unioni i Gazetareve Shqiptare shpreh shqetesimin e vet per kercenime te tilla qe vijne prej vendit fqinj dhe apelon per hapjen e hetimeve ndaj rastit, nga Prokurori i Pergjithshem i Greqise.

Kerkojme nga autoritetet e Republikes se Shqiperise ta vleresojne seriozisht kete kercenim dhe ne bashkepunim ligjor me palen greke te zbardhin autoresine e ketyre kercenimeve per te vene para pergjegjesise ligjore autoret e ketij agresioni ndaj lirise individuale dhe asaj te nje gazetari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)