26 Shtator 2020

Karaxhiq: Luftën në BeH e kanë bërë serbët kundër serbëve

Hagë, 28 shkurt - Radovan Karaxhiq sërish shqetësoi bashkësinë ndërkombëtare me deklaratën se luftën në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) serbët e kanë bërë ndërmjet veti.

Doktor Dabiq, pseudonimi nën të cilin jetonte Karaxhiqi, para se të arrestohet, shton se myslimanët në BeH “në fakt janë serbë, të cilët gjatë sundimit turk kanë kaluar në islam.
 
Kjo është një pjesë e intervistës, që i akuzuari i Hagës ka dhënë për televizionin Al Xhezaira të Katarit.
 
Për të, ajo ka qenë një luftë të cilën serbët fare nuk e kanë dashur”.
 
“Luftimet tona gjithmonë kanë qenë tragjike për të gjithë popujt në BeH, e që kanë qenë në dobi të palës së tretë. Nëse myslimanët në BeH kishin pasur liderë tjerë, lufta në vitet e nëntëdhjeta do të mund të evitohej”, tha Karaxhiq në intervistën.

Intervista e Karaxhiqit është publikuar në raportazhë 45 minutësh të qujtur “Jeta e fshehtë e Radovan Karaxhiqit, që është incizuar në lokacione në BeH dhe Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)