20 Prill 2024

Kacin: Jeremiçi se ka vendin në Bashkimin Evropian

Bruksel, 7 shkurt - Raportuesi i Parlamentit Europian (PE) për Serbinë,Jelko Kacin, e kritikoi ashpër deklaratën që ministri i Jashtëm iSerbisë, Vuk Jeremiç, bëri para pak ditësh në Bruksel se Serbia, sa ipërket eurointegrimit të saj, e “ka kaluar topin në pjesën e fushës sëBE-së”. Ai vuri në dukje se nuk është fjala për futboll, por për tëardhmen e Serbisë.

“Nuk po hyn BE-ja në Serbi, por Serbia po përpiqet të hyjë në BE. Sakohë që zoti ministër (Jeremiçi) do të mendojë se detyra e tij është tëkomentojë ndeshje futbolli, ai nuk do të jetë ministër i Punëve tëJashtme në detyrë dhe në nivelin e afrimit të vendit të tij me BE-në!”,theksoi z. Kacin në një intervistë që i dha stacionit “Dojçe Vele”.

Duke vazhduar më poshtë, parlamentari europian i lartpërmendurgjithashtu vuri në dukje se “Bashkimi Europian momentalisht nuk kapërgjigje pozitive lidhur me kërkesën e Serbisë për anëtarësim në BE”.

Kusht kryesor mbetet bashkëpunimi i plotë i këtij vendi me Tribunalin eHagës, theksoi ai, duke shtuar se kryeprokurori i tij (Tribunalit),Serzh Bramerc, “nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sjellja në Hagë e RatkoMlladiçit dhe e Goran Haxhiçit”, që, sikurse dihet, janë kriminelëlufte që kërkohen nga drejtësia ndërkombëtare për krimet monstruoze qëkanë kryer gjatë luftërave në ish-territoret jugosllave gjatë viteve‘90.

 “Deri sa të mos vendoset bashkëpunimi i plotë me Hagën, ne, që nëParlamentin Europian duhet të ratifikojmë marrëveshjen përkatëse meSerbinë, nuk kemi asnjë mekanizëm që ta fillojmë këtë proces. Në njësituatë të tillë, nuk janë krijuar kurrfarë kushtesh paraprake që do tëmund të mbështesnin kërkesën e Serbisë për të marrë statusin e venditkandidat për në BE”, deklaroi z. Kacin (slloven).

Sipas tij, kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Bramerc, i cili pritetqë nga mesi i këtij viti të paraqesë raportin e vet për bashkëpunimin meSerbinë, që do të kushtëzojë edhe fillimin ose jo të ratifikimit tëMarrëveshjes për Stabilizimin dhe Asocimin të saj me BE-në, është ipakënaqur, në mënyrë të veçantë, me mungesën e mbështetjes publike nëSerbi për kapjen dhe dorëzimin e Mlladiçit në Tribunalin e Hagës.

 “Bashkimin Europian e shokon fakti se në Serbi, Mlladiçi perceptohet sihero populli”, theksoi raportuesi për Serbinë i PE-së, duke vazhduar mëtej se sfidë aktuale për politikanët serbë “është përballja me tëkaluarën e vet, me qëllim që të jenë gati për të ardhmen e vendit”.

“Deri sa Serbia do të ketë heronjtë e vet kombëtarë të viteve ‘90, tëmishëruar në personin dhe veprën e Ratko Mlladiçit, ajo nuk do të mundtë përmbushë pritjet e BE-së dhe nuk do të mund të afrohet me BE-në”,theksoi z. Jelko Kacin, duke nënvizuar më tej se procesi i afrimit dhe ihyrjes në BE kërkon ndryshime të thella në funksionimin e shtetit serb,kështu që duhet të merren masa për ndërmarrjen e këtyre ndryshimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)