19 Prill 2024

Josipoviq: Serbia nuk mund të hyjë në BE, pa njohjen e Kosovës

Prishtinë, 25 nëntor - Ivo Josipoviq, ish-presidenti i Kroacië ka deklaruar se Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE pa njohjen e Kosovës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka folur për marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Kroacisë, por edhë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën do të thoshte se Kosova kurrë nuk do të anëtarësohej në BE. Një zvogëlim i tillë i projektit të një Evrope të bashkuar, për shumicën e anëtarëve të tanishëm të BE-së është i pranueshëm”, tha ai, duke shtuar se ai shpreson se të dy vendet sa më shpejt të jetë e mundur do të hyjnë në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)