28 Mars 2024

Joe Biden zgjedhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Washington, 7 nëntor - Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden mundi presidentin në detyrë Donald Trump, duke i dhënë fund ditëve të pritjes.

Biden fitoi shtetin vendimtar Pennsylvania dhe kështu tejkaloi shifrën prej 270 delegatëve të nevojshëm të Kolegjit Zgjedhor për të fituar zgjedhjet.

Biden tani ka gjithsej 290 delegatë, edhe pse në shtetet Georgia, Carolina e Veriut dhe Alaska rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur pas zgjedhjeve presidenciale të së martës.

Biden, në deklarimin e tij të parë prej kur është shpallur prej mediave amerikane si fitues i zgjedhjeve presidenciale, ka thënë se është i nderuar që do të udhëheqë Shtetet e Bashkuara.

Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore.

“Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve - pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Biden do të inaugurohet si presidenti i 46-të në historinë amerikane më 20 janar 2021.

Ai ka mundur presidentin aktual, Donald Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Përmes një deklarate të publikuar nga fushata e tij, Biden ka thënë:

“Jam i nderuar dhe përulem ndaj besimit që populli amerikan ka në mua dhe nën-presidenten e zgjedhur (Kamala) Harris”.

“Ne kohën e pengesave të pashembullta, një numër rekord i amerikanëve kanë votuar. Duke vërtetuar edhe një herë, që demokracia rreth fort në zemrën e Amerikës”.

“Meqë fushata ka përfunduar, është koha të lëmë zemërimin dhe retorikën e ashpër mbrapa nesh dhe të bashkohemi si komb”.

“Është koha që Amerika të bashkohet. Dhe të shërohet”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)