29 Mars 2024

Jeremiq: Nuk kemi mbështetje të superfuqisë, siç e ka Kosova

Prishtinë, 8. qershor - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka vlerësuar se “ditë të vështira janë para nesh në luftën për Kosovën”.

“Megjithëse kemi ditë të vështira përpara, në luftën për Kosovën, nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të tërhiqemi”, tha zoti Jeremiq, në margjina të një takimi të Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS) në Lima të Perusë.

Mëtutje, ai theksoi se “po ballafaqohemi me presion të fuqishëm për njohje të reja të Kosovës” dhe shtoi se “ne nuk kemi superfuqi prapa nesh, sikur e ka Prishtina”.

Jeremiq u shpreh se Serbia, megjithatë, do të vazhdoj me mjete paqësore, politike dhe diploamtike, për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)