18 Prill 2024

Jeremiç: Ka pasur presione që Serbia të shkonte në Bërdo

Beograd, 21 mars - Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka vlerësuar se takimi i djeshëm i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Slloveni, nuk ishte i organizuar mirë dhe se ishte i pasuksesshëm. Sipas tij, konferenca "megjithë përpjekjet, në fund ka pasur efekt, i cili ishte shumë nën atë që pritej".

Në këtë takim, nuk mori pjesë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, për shkak të pjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke u shprehur për kërkesën e Serbisë, që Kosova, në këtë takim të përfaqësohej sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e jo si shtet i pavarur, zoti Jeremiq tha se "nikoqirët, për fat të keq, këtë nuk ishin në gjendje ta plotësojnë dhe nën këto kushte, nuk ka mundur të pritej që atje të paraqitet presidenti i Serbisë dhe zyrtarët më të lartë të BE-së".

Mëtutje ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se ka pasur presione që Serbia të marrë pjesë në Konferencën e Bërdos.

"Disa presione ishin edhe publike, por ne e kemi pozicionin tonë të qartë, nga i cili nuk mund të tërhiqemi".

Sipas ministrit Jeremiç, Serbia do ta vazhdoj bashkëpunimin rajonal.

Në këtë kuadër ai ka theksuar se Serbia "dëshiron raporte më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët, por Kosova nuk është dhe nuk do të jetë fqinji ynë" dhe shtoi se "Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)