16 Prill 2024

Japonia me sanksione të reja ndaj Rusisë

Tokio, 5 maj - Japonia ka ngrirë asetet e 140 shtetasve të tjerë rusë dhe ka zgjeruar ndalimin e eksporteve për kompanitë ushtarake ruse, ka thënë kryeministri i saj gjatë një udhëtimi në Londër.

Masat u njoftuan nga Fumio Kishida i Japonisë pas një takimi në Downing Street me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Duke folur më pas me gazetarët, Kishida tha se dhuna e Rusisë duhet të ketë pasoja dhe se agresioni i saj nuk ishte vetëm një problem për Evropën.

“Ukraina mund të jetë Azia Lindore nesër”, tha Kishida kur u pyet nëse kishte paralele midis agresionit rus në Evropë dhe pohimit të Kinës për dominimin e saj në rajonin Indo-Paqësor.

Japonia dhe aleatët e saj nuk duhet “kurrë të tolerojnë një përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me përdorimin e forcës në Indo-Paqësorin, veçanërisht në Azinë Lindore”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)