18 Prill 2024

Ish-kryeministrja ikën nga gjykata, fluturon për në Dubai

Bangkok, 26 gusht - Ish-kryeministrja e Tajlandës, Yingluck Shinawatra, ka ikur në Dubai, thanë të shtunën anëtarët e lartë të partisë së saj, një ditë pasi ajo nuk arriti të paraqitej para gjykatës lidhur me akuzat për neglizhencë, për çka mund të dënohej deri në 10 vjet burg.

Burime brenda partisë Puea Thai thanë se ish-kryeministrja u largua nga Tajlanda javën e kaluar dhe fluturoi nëpërmjet Singaporit në Dubai ku vëllai i saj, ish-kryeministri Thaksin Shinaëatra, i cili gjithashtu ka ikur në mërgim për të shmangur një dënim me burg për korrupsion në vitin 2008.

"Ne kemi dëgjuar se ajo shkoi në Kamboxhia dhe pastaj në Singapor nga ku ajo fluturoi në Dubai. Ajo ka mbërritur në mënyrë të sigurt dhe është atje tani", tha një anëtar i lartë i Partisë Puea Thai që nuk pranoi të identifikohej për shkak se nuk kishte autorizim për të folur mediat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)