25 Prill 2024

Iowa e gatshme ta ndihmojë Kosovën në shumë fusha

Iowa, 12 shkurt - Në ditën e fundit të qëndrimit në SHBA, kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar vizitë shtetërore në shtetin e Iowa-së.

Haradinaj është pritur me nderime të larta nga garda e nderit dhe Guvernatorja Kim Reynolds.

Në takim u bisedua për forcimin e partneritetit në mes të Kosovës dhe Iowa-së, në shumë fusha me interes të përbashkët, në veçanti  idea e shkëmbimit të studentëve, bashkëpunimi në mes mekanizmave  ekonomik, si dhe forcimi i mëtutjeshëm i aspekteve që lidhen me fushën e sigurisë.

Në një tjetër takim zyrtar, kryeministri Haradinaj është pritur nga Sekretari i Shtetit të Iowa-së, Paul D. Pate, të cilin e falënderoi për mikëpritjen dhe gatishmërinë e shtetit të tij për ta ndihmuar Kosovën në projektet zhvillimore në shumë fusha.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)