25 Prill 2024

Integrimi në NATO dhe reformimi i edukimit të rëndësishme për Kosovën

Washington, 6  shkurt - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë vizitës në SHBA sot ka pasur takime të rëndësishme me kongresmenë amerikanë dhe udhëheqës të lartë të NATO-s.

Ministri Beqaj në Kongresin Amerikan u takua me kongresmenët, Pittinger Anderholt, Mike Turner dhe senatorët Inhofe, Wicker, Rounds. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i Asamblesë së NATO-s, Paulo Alli dhe Admiralin Par Walsh.

Tema të diskutimit në takime ishin sfidat dhe integrimi i Ballkanit në proceset veriatlantike.

Ministri Beqaj më këtë rast deklaroi se në takim ka theksuar ndikimin gjeopolitik në zhvillimin e vendeve të Ballkanit dhe rëndësinë e procesit të integrimit evropian.

“Dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe duhet të ketë rezultate konkrete, si dhe të mos bllokohet anëtarësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Involvimi i SHBA-ve është i pashmangshëm për të zgjidhur kontestet në Ballkan”, ka thënë ministri Beqaj.

Ministri Beqaj ka thënë po ashtu se Integrimi Kosovës në NATO dhe reformimi i edukimit janë dy tema shumë të rëndësishme për Kosovën.

Agjenda e takimeve të ministrit Besim Beqaj do të vazhdojë edhe me takime të tjera të nivelit të lartë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)