28 Mars 2024

Institucionet e Shqipërisë zë i fuqishëm në shtimin e njohjeve për Kosovën

Tiranë, 27 shtator - Gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Fillimisht, presidenti Meta e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për marrjen e përgjegjësive të reja, duke premtuar mbështetjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar për Kosovën.

Presidenti Meta e siguroi kryeministrin Haradinaj se Republika e Shqipërisë do të jetë mbështetëse në proceset euroatlantike të Kosovës, duke vlerësuar rolin e tij në këto procese të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë rolin dhe kontributin e institucioneve të Shqipërisë, duke veçuar edhe rolin e presidentit Meta në ngritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Poashtu, kryeministri kosovar tha se bashkëpunimi rajonal do të jetë në agjendë të Qeverisë së Kosovës gjatë këtij mandati, me theks me Republikën e Shqipërisë.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj kërkoi që institucionet e Shqipërisë të jenë zë i fuqishëm në shtimin e njohjeve për Kosovën, dhe mbështetëse në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)