25 Prill 2024

Indonezia përballet me një tjetër tërmet të fuqishëm

Jakarta, 9 gusht - Ishulli indonezian, Lombok është goditur nga një tërmet i fuqishëm, teksa ende është duke u përballur me pasojat e dridhjeve të së dielës.

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti ka qenë 5.9 shkallë dhe është raportuar se mund të ketë rrëzuar disa ndërtesa.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënoja, në tentim për t’iu ndihmuar viktimave që ka shkaktuar tërmeti i kaluar.

Kryqi i Kuq ka thënë se incidenti, i cili ka lënë të vdekur të paktën 131 persona ka qenë “jashtëzakonisht shkatërrues”.

Disa fshatra “janë dëmtuar plotësisht”, ka njoftuar zyrtari i Kryqit të Kuq në Lombok, Christopher Rassi.

Shifra zytare e personave të vdekur arrin në 131 ndonëse mediat lokale kanë raportuar për 347 të tillë.

Qeveria ka deklaruar që më shumë se 1,400 persona janë plagosur dhe se rreth 156,000 të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)