28 Mars 2024

India ngre statujën më të lartë në botë

New Delhi, 1 nëntor - Në Indi u inagurua statuja më e lartë në botë. Kryeministri i vendit Narendra Modi morri pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e zbulimit të asaj që është quajtur "Statuja e unitetit", përmendorja e një prej udhëheqësve të vendit Sardar Vallabai Patel, 182 metra e lartë, afërsisht dy herë me e lartë se sa “Statuja e lirisë”, që ndodhet në New York.

Ceremonia e inagurimit u shoqërua me shfaqje të avionëve ushtarakë që hodhën petale lulesh mbi statujë, shoqëruar më pas me fishekzjarre.

Kryeministri Modi ishte nismëtari i ndërtimit të statujës prej bronxi, me një vlerë prej 400 milionë dollarësh.

Sardar Vallabai Patel-it i njihet merita për bashkimin e shteteve të ndryshme të Indisë, pas fitores së pavarësisë së vendit në vitin 1947, kohë kur ai shërbente si ministër i brendshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)