28 Mars 2024

Hungaria do të shtrengojë masat ndaj migrantëve

Budapest, 11 prill - Në Hungari, partia në pushtet thotë se do të kërkojë të kufizojë aftësitë e organizatave civile për të ndihmuar emigrantët.

Njoftimi vjen ndërkohë që kryeministri Viktor Orban fitoi bindshëm në zgjedhjet e së djelës duke bërë fushatë me një platformë kundër migracionit. Zyrtarët e partisë Fidesz në pushtet thonë se parlamenti do të shqyrtojë në muajin maj ligje të reja që vënë në shënjestër shoqatat pro-emigrantëve dhe refugjatëve.

Drejtoresha i një grupi hungarez për liritë civile, Stefania Kapronczay, por pret një betejë të vështirë me qeverinë.

“Nuk pres që dy vitet e ardhëshme të jenë të lehta. Besoj se qeveria do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të zvogëluar ndikimin tonë. Megjithatë, të drejtat e njeriut janë ide dhe nuk mund të bllokohen.”

Partia Fridesz e zotit Orban, synon të detyrojë organizatat civile që ndihmojnë emigrantët që të liçensohen nga ministria e brendshme për të funksionuar dhe do t’i taksojë me 25 për qind donacionet e huaja për grupe të tilla.

Hungaria ka ngritur gardhe në kufi dhe ka miratuar ligje që parandalojnë që ai vend të bëhet rrugë-kalimi për imigrantët që shkojnë në Evropën Perëndimore nga vende si Siria dhe Afganistani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)