29 Mars 2024

Holanda voton rezolutë për vendosjen e vizave ndaj Serbisë

Amsterdam, 12 dhjetor - Deputetët e Parlamentit Holandez kanë miratuar një rezolutë me propozim që Serbisë t’i vendosen vizat, kjo për faktin se Serbia, nuk ka vënë sanksione ndaj Rusisë.

Më 8 dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve të Holandës ka miratuar rezolutën, përmes së cilës i bën thirrje Qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për vendosjen e përkohshme të vizave ndaj Serbisë, nëse nuk bashkërendohet me politikën e Bashkimit Evropian.

Ky propozim siç shkruan deputeti , Jeoren van Wijngaarden,  ka marrë përkrahjen e deputetëve të pozitës dhe të opozitës në Holandë.

Deputeti i Partisë Popullore, Jeoren van Wijngaarden ka shkruar në Twitter se propozimi i tij ka marrë përkrahjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.

“Dhoma e Përfaqësuesve përkrahi propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë, nëse Presidenti Vuçiq nuk i përkrahë sanksionet ndaj Rusisë.  Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, ka shkruar , Jeoren van Wijngaarden në Twiter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)