29 Mars 2024

Holanda e Belgjika ndëshkojnë sërish Rusinë, dëbojnë 38 diplomatë

Bruksel, 29 mars - Qeveria holandeze dhe ajo belge kanë dëbuar disa diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh.

Shërbimet holandeze të sigurisë kanë vlerësuar se 17 diplomatë ishin të përfshirë në spiunazh, tha ministri i Jashtëm Wopke Hoekstra për mediat holandeze.

Ata përdorën statusin e tyre diplomatik për të mbledhur informacione, tha ai, duke shtuar se ambasadori rus ishte thirrur në ministri dhe ishte informuar për lëvizjen.

Vendimi për dëbimin e 17 diplomatëve rusë u mor për sigurinë e Holandës, tha Hoekstra, duke iu referuar situatës së ndryshuar ndërkombëtare në dritën e luftës në Ukrainë.

Hoekstra nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme në lidhje me akuzat, duke thënë vetëm se diplomatët rusë duhet të largohen nga vendi brenda dy javësh.

Belgjika ka dëbuar 21 diplomatë rusë për spiunazh dhe kërcënime të dyshuara për sigurinë, tha ministria e Jashtme e këtij vendi Sophie Wilmes për Reuters të martën pasi një agjenci belge lajmesh nuk raportoi për burime.

Këta diplomatë punonin në Ambasadën ruse në Bruksel dhe Konsullatën në Antwerp.

Të gjithë ishin të akredituar si diplomatë, por ishin të përfshirë në “spiunazh dhe operacione ndikimi”, shkroi në Twitter ministrja Wilmes.

Irlanda njoftoi të martën dëbimin e katër diplomatëve rusë, duke shpjeguar se aktivitetet e tyre “nuk përmbushin standardet ndërkombëtare të sjelljes diplomatike”, ndërsa Republika Çeke dëboi një anëtar të stafit diplomatik të ambasadës ruse në Pragë, tha Ministria e Jashtme e Çekisë të martën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)