23 Tetor 2020

Helmimi Navalny përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Berlin, 3 tetor - Helmimi i kritikut të Kremlinit Alexei Navalny "përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", thuhet në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Britania, Franca, Gjermania, Estonia dhe Belgjika.

"Ne i bëjmë thirrje Federatës Ruse të zbulojë, urgjentisht, plotësisht dhe në mënyrë transparente, rrethanat e këtij sulmi dhe të informojë Këshillin e Sigurimit në lidhje me këtë", thanë ato në letrën dërguar organit 15-anëtarësh.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se autoritetet ruse ishin ende duke pritur që Gjermania dhe Franca t'i përgjigjeshin kërkesës së tyre për prova në mënyrë që Moska të mund të pohonte nëse kishin nevojë për të filluar një hetim.

Navalny u dërgua në Berlin në gusht pasi u sëmur në një fluturim brenda Rusisë. Ai mori trajtim për atë që Gjermania tha se ishte helmim me agjentin nervor noviçok që mund të jetë vdekjeprurës, para se të lirohej në shtator.

Letra drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së thotë se më 2 shtator qeveria gjermane konfirmoi se testet kishin treguar "prova të qarta se zoti Navalny ishte helmuar nga një agjent nervor kimik i llojit noviçok, i cili u zhvillua nga Bashkimi Sovjetik dhe tani menaxhohet nga shteti pasues", Rusia.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në incident dhe tha se ende nuk ka parë prova që tregojnë se bëhet fjalë për një krim. Misioni rus në OKB nuk bëri komente të menjëhershme mbi letrën.

Anëtarët evropianë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Britania vunë në dukje se nëntorin e kaluar Këshilli i Sigurimit miratoi një deklaratë duke rikonfirmuar se çdo përdorim i armëve kimike "kudo, në çdo kohë, nga kushdo, në çdo rrethanë është i papranueshëm dhe një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare."

"Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se përdorimi i një agjenti nervor kimik i llojit noviçok në helmimin e neveritshëm të zotit Alexey Navalny përbën një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare", shkruajnë ata.

Letra u dërgua ndërsa Rusia merr presidencën mujore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në tetor.

Shtetet e Bashkuara nuk e nënshkruan letrën, por të mërkurën Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha: "Qeveria ruse duhet të ofrojë një llogari të plotë mbi helmimin e Alexei Navalny-it dhe të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në këtë veprim".

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2020

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së në, kati i parë, ora 10:00) 

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviziton ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit; Blerim Kuçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Në kuadër të përmbylljes së “Javës  Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, ministri i MPMS-së, Skender Reçica viziton fabrikën “NewCo Ferronikeli”. (Drenas, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e “Memorialit të Komandant Drinit - Ekrem Rexha. (Tek parku përballë Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Zëvendës kryesuesin e Bordit të Agjencisë së Privatizimit, Naser Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ish Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pritet me një ceremoni zyrtare kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. (Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, ora 14:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbajnë konferencë për media. (Konferenca do të përcillet online, ora 15:05)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon bisedën “Off the record: Gjendja e hapësirave të braktisura”. (Kino Armata, ora 15:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Presidencës në Shkup, ora 15:35)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit në Shkup, ora 16:10)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. (Ndërtesa e Kuvendit në Shkup, ora 16:35)

- Nënshkruhet MoU për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamentit të SHBA-ve. (Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ora 17:15)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Udhëheqësit e partive politike si Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa,  Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaqi nga PDSH. (Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ora 17:40)