23 Prill 2024

Haiti, Supozohet për 300.000 të vdekur nga tërmeti

Port O’Prins, 22 shkurt - Në Haiti, sipas vlerësimeve më të fundit qeveria ka bërë të ditur se ka gjasa që nga tërmeti të kenë vdekur deri 300.000 njerëz.

Presidenti Rene Preval e bëri të ditur këtë gjatë një takimi në Meksikë me krerët e shteteve amerikanolatine dhe shteteve të Karaibeve.

Nisur nga shkatërrimet rrënuese, ai iu lut bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojë të dërgojë ndihma.

Qeveria deri tani kishte bërë të ditur për rreth 217.000 të vdekur nga tërmeti i 12 janarit. - Preval ka frikë se gjatë tërmetit mund të kenë humbur jetën më shumë njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)