18 Prill 2024

Haiti, Mbi 200.000 të vdekur nga termeti

Port-au-Prince, 4 shkurt - Numri i të vdekurve në Haiti nga tërmeti katastrofal është rritur në mbi 200.000. Këto të dhëna i bëri të ditura kryeministri i Haitit, Jean-Max Bellerive në kryeqytetin Port-au-Prince.

Në këtë numër nuk janë përfshirë personat të cilët ishin nën gërmadha dhe ndërkohë janë varrosur prej familjarëve të tyre pa mundësuar ndonjë evidencë të saktë.

Bellerive është i mendimit, se numri i të lënduarve është më i madh se 300.000, ndërkohë që janë shkatërruar rreth 250.000 shtëpi. Pa kulm mbi kokë kanë mbetur më shumë se një milion njerëz. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, me kërkesën e OKB-së, ka marrë postin e shefit për koordinimin e ndihmave ndërkombëtare dhe rindërtimin e Hatiti.

Clinton ka pranuar lutjen e OKB-së, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Clinton ishte edhe para tërmetit i deleguari posaçëm i OKB-së për Haitin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)