25 Prill 2024

Hahn: Kosova ka perspektivë evropiane

Bruksel, 23 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Johanes Hahn, komisionar për zgjerim i Bashkimit Evropian, me ç ‘rast ka diskutuar për agjendën integruese të Kosovës.

Ministrja Hoxha ka theksuar përparimin e bërë në shumë fusha, që nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.

Ministrja Hoxha ka kërkuar përkrahje nga Komisioneri Hahn veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik me theks të veçantë ndihmën per ndërmarrësit e rinj që do të ndikonte në shtimin e vendeve të punës.

“Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është sukses yni i përbashkët, andaj, konsiderojmë se procesi do përshpejtuar për të vënë në fokus, përmbushjen e reformave adekuate dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të pëmbushë obligimet e MSA-së. Ministrja Hoxha po ashtu ka theksuar rëndesinë e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Komisionari për zgjerim, Johanes Hahn, ka ritheksuar qendrimin për perspektivën evropiane të Kosovës. Ai me këtë rast ka potencuar rëndësinë e inplementimit të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA.

Komisioneri Hahn konfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe perspektivën e saj evropiane si dhe mbështetjen për MInistren Hoxha në përpjekjet për të dinamizuar procesin integrues.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)