23 Prill 2024

Greqia serish goditet nga një tërmet prej 6,2 i shkallë të rihterit

 Kretë, 12 tetor - Një tërmeti i fuqishëm, me magnitudë 6,2 i shkallës rihter është regjistruar, këtë të martë, në ishullin grek të Kretës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në det të hapur, 42 kilometra në juglindje të qytetit të Sitias.

Banorët janë shprehur të tmerruar për atë që kanë përjetuar, ndërsa shumë shkruajnë në rrjetet sociale se lëkundje e fuqishme kanë zgjatur më shumë se 20 sekonda.

Në pamjet e siguruara jepen momentet kur banorët dalin nga zonat të alarmuar nga godinat dhe dyqanet.

Deri më tani, disa dëmtime janë regjistruar në ndërtesa, më e rëndësishmja është shembja e kishës së Agios Nikolaos në Xirokampos, Sitia.

Tërmeti, i përqendruar në zonën detare 23 km në lindje të Zakros dhe kishte një thellësi prej 8.2 km, pati një kohëzgjatje të gjatë me njerëzit që dolën në rrugë dhe autoritetet urdhëruan evakuimin e shkollave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)