19 Prill 2024

Gjykata evropiane mban në fuqi ndalimin e mbulimit të fytyrës në Belgjikë

Bruksel, 12 korrik - Një gjykatë e lartë evropiane mbajti të martën në fuqi masën e ndalimit të mbulimit të plotë të fytyrës në Belgjikë.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në favor të qeverisë belge në një çështje të ngritur nga dy gra myslimane që thanë se ligji ishte diskriminues dhe shkelte liritë fetare

Gjykata në Strasburg të Francës arriti në përfundimin se ligji i vitit 2011 ishte “i nevojshëm në një shoqëri demokratike” dhe nuk diskriminonte në mënyrë të njëanshme myslimanët.

Në një deklaratë, gjykata tha se një vendi duhet t’i jepet gjithashtu “një tolerancë e gjerë për të vendosur nëse dhe në ç’përmasa është e nevojshme të kufizohet e drejta për të ushtruar fenë dhe besimin”.

Ligji belg ndalon daljen në publik “me fytyrë të mbuluar ose të fshehur, plotësisht ose pjesërisht, në një mënyrë që e bën të pamundur identifikimin”. Shkeljet dënohen me gjobë dhe deri në shtatë ditë burg.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbajti në fuqi një masë të ngjashme për mbulimin e plotë të fytyrës në Francë në vitin 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)