25 Prill 2024

Gjermania i kërkon Serbisë normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Berlin, 28 shkurt - Kancelarja gjermane Angela Merkel, i tha sot në Berlin presidentit serb, Aleksandër Vuçiç se vendi i saj mbështet integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por pasi të ketë arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Presidenti serb tha vendi i tij është i gatshëm për një zgjidhje kompromisi me Prishtinën, ndërsa përsëriti se kjo do të nënkuptonte një marrëveshje në të cilën të dyja palët humbin njësoj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha të martën në Berlin se Serbia duhet të arrijë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

 Zonja Merkel i bëri këto komente pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç me të cilin siç tha ka diskutuar pjesërisht edhe për rrugët e arritjes së marrëveshjes me Kosovën.

"Bisedimet për anëtarësim mund të jenë të suksesshme me reformat e mëtejshme në fushën e sundimit të ligjit dhe në dritën e marrëdhënieve me Kosovën", tha zonja Merkel, por nuk foli se si mund të duket një marrëveshje e tillë.

Presidenti serb, Vuçiç, tha se vendi i tij është i gatshëm për një marrëveshje kompromisi me Prishtinën.

"E dimë që para nesh është pengesa e rëndë që është çështja e zgjidhjes së marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nuk e fsheha para kancelares Merkel se me sa shumë probleme përballemi, çfarë është ajo që duhet dhe mund të bëjmë."

"Ne do të punojmë për këtë, sepse i thashë kancleares, më me rëndësi është ta duam tokën e fëmijëve tanë sesa tokën e pararendësve tanë. Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi. Serbia është e gatshme për zgjidhje në të cilën edhe njëra edhe pala tjetër do të humbin diçka", tha presidenti serb.

Ai shkoi në Berlin një ditë pasi që në Beograd u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i cili po qëndron në rajon në dritën e strategjisë së zgjerimit të Bashkimit Evropian me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimorë
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)