25 Prill 2024

Gjermania e Franca kërkojnë reformimin e rregullave të konkurrencës së BE-së

Berlin, 20 shkurt - Gjermania dhe Franca po kërkojnë të reformojnë rregullat e konkurrencës të BE-së për të lehtësuar krijimin e kompanive udhëheqëse në shkallë botërore.

Ministrat e ekonomisë të të dy vendeve njoftohet se kanë ranë dakord të zbatojnë një politikë të re industriale evropiane.

Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier thotë se "Ekonomia ndërkombëtare është e ndërthurur dhe për këtë arsye ne duam që të shmangim luftërat tregtare nëse është e mundur, por kjo gjithashtu do të thotë që duhet të jemi të gatshëm të mbrojmë interesat tona nëse jemi nën trysni në një mënyrë më të padrejtë".

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financës Bruno Le Maire tha se Evropa nuk duhet të heqë dorë kurrë nga dy teknologjitë kyçe:

"Ka dy teknologji të rëndësishme: bateritë dhe makinat vetëlëvizëse. Nëse braktis këto dy teknologji, braktis industrinë tënde të automjeteve, sepse varesh nga furnizimi nga jashtë, që mund të rritë çmimet ose të të privojë nga kjo teknologji".

Të dy vendet thuhet se po përgatisin një projekt për të krijuar një konsorcium për bateritë e makinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)