30 Shtator 2022

Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me tanke antiajrore Gepard

Berlin, 26 prill - Qeveria gjermane po planifikon të miratojë dërgesën e dhjetëra tankeve antiajrore Gepard në Ukrainë, njoftuan mediat lokale.

Sipas revistës së lajmeve Der Spiegel, Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht do të shpallë planin e qeverisë gjatë një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në bazën ajrore Ramstein.

Firma gjermane e mbrojtjes Krauss-Maffei Wegmann (KMW) kishte njoftuar në shkurt se mund të dërgonte rreth 50 tanke Gepard në Ukrainë nga stoqet e veta.

Gjermania është përballur me presion në rritje nga aleatët në javët e fundit për të furnizuar Ukrainën me armë të rënda, duke përfshirë tanke, artileri dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.

Qeveria miratoi më parë dërgimin e armëve mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera ushtarake, por ka hezituar të dërgojë armë të rënda, nga shqetësimi i një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 shtator 2022

- Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar UNFPA prezanton të dhenat kyqe dhe opsionet e dala nga anketa për izolimin social tek personat e moshuar në Kosovë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 219-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës interviston Hekuran Murati, Minister i Financave, Punës dhe Transfereve dhe interviston Ymer Fejzullahu, Kryesues i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Balkan Green Foundation me mbështjetje të Heinrich Böll Stiftung mban konferencë për media, në të cilën do të prezentohet hulumtimi: “Kriza Energjetike në Ballkanin Perëndimor: Masat e ndërmarra në kohën e rritjes së çmimeve të energjisë”. (Zyret e Balkan Green Foundation afër Librarisë Koha në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën organizimin e organizatës gjermane GIZ, kryetarët e komunave të regjionit të Gjilanit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me komunitetin boshnjak, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino do të qëndrojë në Kosovë ku mbajë edhe një konferencë për media. (Selia e Federatës së Futbollit, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri Hajrulla Çeku, përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të programit "Kosova, shtet i xhudos”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 17:00)

- Qendër Telefonike për Parandalim të Vetëvrasjes Linja e Jetës organizon një koncertë për mbledhje të fondeve në mënyrë që të mos mbyllet pasi është në gjendje të rënduar financiare, ora 20:30