19 Mars 2024

Gazetari rus i arrestuar për spiunazh, pas tre muajve në paraburgim e mëson emrin e personit që kinse e kishte rekrutuar

Moskë, 21 tetor - Në drejtësinë ruse ndodhë edhe kjo: Gazetari rus i arrestuar për spiunazh, pas tre muajve të qëndrimit në paraburgim e mëson emrin e personit që kinse e kishte rekrutuar.

Gazetari Ivan Safranov, ishte arrestuar me 7 korrik dhe ishte akuzuar për spiunazh.

Në aktakuzën kundër Safranov shkruante se ai ishte rekrutuar nga shërbime të huaja, por nuk e precizonte se nga kush ishte rekrutuar. Rasti kundër Safranov është duke u drejtuar nga 10 hetues të Shërbimit inteligjent rus-FSB.

Pas dyshimeve të mëdha për arrestimin e tij dhe kritikave të mëdha për mënyrën se si ishte ndërtuar akuza, e përditshmja ruse “Novya Gazeta” njofton se, hetuesi i Shërbimit inteligjent rus-FSB, Aleksander Chaban, tani e kishte njoftuar Safranovin, se kush është personi i cili kinse e kishte rekrutuar.

Avokati i Safranov, Ivan Pavlov, thotë që për shkak të mos publikimit të sekretit nuk mund ta publikoj emrin, por këtu nuk ka asgjë sensacionale, pasi që klienti i ti nuk e fsheh njohjen me personin i cili kinse është rekrutuesi i ti.

Deri sa avokati i Ivan Safronov nuk e bënë publik personin që kinse e ka rekrutuar klientin e ti, e përditshmja ruse “Interfax”, bazuar në informacione të siguruara nga një burim, thotë se personi që thuhet se kinse e ka rekrutuar Ivan Safronov është gazetari çek, Martin Larish.

Bazuar në informacionet e FSB-së ruse thuhet se Safranovin, në vitin 2012 e kishte rekrutuar gazetari çek, Martin Larish, i cili punon për shërbimin inteligjent çek.

“Interfax”, kishte kontaktuar avokatin e Ivan Safronov dhe nga ai kishte mësuar që në aktakuzën fillestare nuk ishte emri i personit që kinse e kishte rekrutuar klientin e ti, kjo ju ishte bërë e ditur tani së fundmi, por për shkak të rastit nuk mund të japë detaje tjera.

Besohet që për shkak të presionit nga opinion publik, hetuesia e FSB-së kishte dorëzuar versionin e plotësuar të aktakuzës ku gjendet edhe emri i gazetarit çek, Martin Larish, për të cilin thuhet se punon për shërbimet inteligjente çeke dhe se e kishte rekrutuar gazetarin Ivan Safranov.

Ne një intervistë për “BBC”, gazetarit çek, Martin Larish, thotë se është marrëzi të thuhet se ai punon për shërbimet inteligjente çeke dhe se gazetarin rus, Ivan Safranov e njeh që nga viti 2012 kur kishte shkuar në Rusi si korrespodent i “Lidove Noviny”.

 Larish thotë se Safranovin e cilëson si një gazetarë profesionist dhe me të kishte komunikim profesional, ku diskutonin për tema që lidheshin me raportimet e tyre në gazetat për të cilat punonin.

Larish thotë se Safranov si gazetar që ishte nuk kishte qasje ne të dhëna të klasifikuara dhe se kush dhe pse do të ja jepte ato të dhëna. Në rast që kjo do të kishte ndodhur do të duhej të arrestohej personi që ja kishte dhëna të dhënat e klasifikuara dhe jo Safranov.

Larish thotë se arsyeja se pse Safronov është arrestuar dhe akuzohet për tradhti ka të bëjë me shkrimet e tija kritike kundër regjimit, në gazetat “Kommersant” dhe “Vedomosti”.

Gjatë viteve të fundit në Rusin që udhëhiqet nga Putin, vërehet një rritje e arrestimeve të nëpunësve civil, shkencëtarëve dhe gazetarëve nën akuzën për tradhti.

Sipas një hulumtimi në Rusi, gjatë 20 viteve të fundit 100 persona janë dënuar për tradhti dhe spiunazh, 278 persona për zbulim të sekreteve shtetërore ndërsa 5 persona për qasje të paligjshme në sekretet shtetërore.

Sipas hulumtimit shtetasit rus gjykohen sipas nenit për tradhti të lartë, ndërsa shtetasit e huaj gjykohen sipas nenit për spiunazh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)