25 Prill 2024

Franca paralajmëron Turqinë kundër pushtimit të Sirisë Veriore

Paris, 1 shkurt - Presidenti francez Emmanuel Macron e paralajmëroi të mërkurën Turqinë të mos e kthejë ofensivën e saj ushtarake kundër militantëve kurdë në Sirinë Veriore në "një operacion pushtimi".

"Nëse rezulton se ky operacion merr një kthesë tjetër përveç luftës ndaj terrorizmit dhe rrezikut që ky shfaq ndaj kufirit turk dhe të kthehet në një operacion pushtimi, ky do të jetë një problem i vërtetë për ne", i tha Macron të përditshmes 'Le Figaro'.

"Ne nuk mund të kemi siguri në terren pa respektuar sovranitetin sirian kundër një armiku që tani nuk është më Daesh," shtoi ai.

Turqia filloi më 20 janar operacionin 'Dega e Ullirit' kundër Njësive të Mbrojtjes Popullore Kurde (YPG) në Afrin të Sirisë Veriore. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më herët se ofensiva ushtarake në rajonin kurd mund të zgjerohet më tej në lindje të qytetit Manbij, ku janë të vendosura forcat speciale amerikane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)