19 Prill 2024

Franca miraton ligjin kundër terrorizmit

Paris, 4 tetor - Parlamenti i Francës ka miratuar një projektligj kundër terrorizmit i cili do të forcojë kompetencat e mbikëqyrjes së policisë dhe do të lehtësojë mbylljen e xhamive të dyshuara për predikimin e urrejtjes.

Por grupet e të drejtave janë duke paralajmëruar se ligji i ri do të çojë në shkeljen e lirive civile.

Ministrit të Brendshëm i jepet gjithashtu pushtet më i gjerë, që përfshin përcaktimin e zonave të sigurisë dhe kufizimin e lëvizjes së njerëzve apo mbylljen e xhamive dhe bastisjen e pronës private.

Përpara votimit, ministri i Brendshëm Gerard Kolomb tha se Franca është ende "në gjendje lufte", pasi autoritetet po luftojnë si ndaj kërcënimit që paraqesin xhihadistët e huaj ashtu dhe me militantët e brendshëm.

"Dy ditë më parë gjatë sulmit në stacionin e trenit të Marsejës, ne ishim në gjendje të jashtëzakonshme dhe kjo nuk parandaloi asgjë. Kjo do të thotë se ne duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë, të sigurohemi që shërbimet tona të inteligjencës do të jenë në çdo rast, shumë hapa përpara."

Franca është goditur nga një numër i madh sulmesh terroriste vitet e fundit, duke përfshirë sulmin e koordinuar vdekjeprurës në Paris në fund të vitit 2015, gjatë të cilit humbën jetën 130 veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)