29 Mars 2024

Franca mbyll shkollat muzetë dhe teatrot, anulon ndeshjet e futbollit

Paris, 14 mars - Në Francë janë raportouar 3.661 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 79 vdekje deri në orët e mbrëmshme të së premtes.

Presidenti francez Emmanuel Macron iu drejtua vendit dhe tha se të gjitha shkollat dhe universitetet do të mbyllen të hënën deri në njoftimin e mëtejshëm.

Ky ishte hapi i fundit në përpjekjen për të parandaluar përhapjen e virusit të njohur si COVID-19 që ka kapluar botën dhe ka shënuar rritje të shpejtë të rasteve dhe vdekjeve në Evropë gjatë dy javëve të fundit.

Në gjithë botën, numri i rasteve të raportuara qëndron në rreth 145.000, me mbi 5.000 të vdekur.

Së bashku me rritjen e masave paraprake, institucionet publike po mbyllin dyert, duke ndjekur rekomandimet.

Institucionet më të mëdha kulturore në Francë u mbyllën të premten deri në njoftimin e mëtejshëm: Muzeu më i vizituar në botë, Louvre, mbylli përkohësisht dyert, ndërkaq u mbyll edhe muzeu kryesor i artit modern të Francës, Qendra Pompidou. Kulla Eifel është e mbyllur për vizitorët, kurse një pjesë e Chateau du Versailles jashtë Parisit ka lënë të hapur vetëm parkun e saj dhe një pjesë të kopshteve të saj.

Po ashtu edhe qendrat artistike janë të mbyllura: Teatri Odeon, në të cilin shfaqet "Glass Menagerie" me rolin e Isabelle Huppert, ka anuluar shfaqjet, siç ka anuliuar edhe Teatri des Champs Elysees deri më 19 prill. Opera e Parisit ka anuluar të gjitha shfaqjet e baletit dhe operës, siç ka edhe anuluar edhe "Comedie Francaise".

Në sport, Liga Profesionale e Futbollit pezulloi të gjitha ndeshjet në Francë deri në njoftimin e mëtejshëm, ndërsa lojtarët shprehnin shqetësimet nga kontakti lojtar-lojtar.

Vendimi erdhi pas një takimi urgjent të premten, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm, i cili thoshte se ndeshjet do të zhvilloheshin pa praninë e spektatorëve deri në mes të prillit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)