23 Prill 2024

Franca e interesuar për bashkëpunim ekonomik e kulturor me Kosovën

Paris,  8 nëntor - Atmosferë e ngrohtë dhe shumë interes, deri në detaje, për Kosovën dhe mundësitë e rritjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte klima, në të cilën u zhvillua takimi mes Zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, në njërën anë dhe Grupit të Miqësisë Francë - Kosovë në anën tjerër në Asamblenë Nacionale franceze në përbërje të presidentit të grupit, Bruno Questel dhe anëtarëve z. Joachim Son Forget, znj. Isabelle Rauch dhe znj. Laurence Trastour Isnart.

Duke diskutuar me shembuj konkretë mbi mundësitë e bashkëpunimit në nivelin ekonomik dhe potencialit, që ofron vendi ynë, Ministri Pacolli ka ftuar deputetët të bëhen katalizatorë në vënien e një dinamike të re në marrëdhëniet në mes dy vendeve.

 “Duhet kërkuar një ndryshim modeli. Jo i atillë, që investitori vjen, ndërton e shkon, por që investitori ndërton formula afat-gjate bashkëpunimi me prodhuesit lokalë”, është shprehur Ministri i jashtëm, Pacolli.

Prodhimi bujqësor e industria e lehtë, turizmi dhe inovacioni – ishin fushat, ku u fokusua diskutimi në mes bashkëbiseduesve. 

Në vazhdim, Ministri Pacolli foli për nevojën e avancimit të shkëmbimeve arsimore si dhe krijimit të urave të miqësisë përmes artit. Në këtë kontekst, ai përmendi ekspozitën me veprat e artistit të shquar Kosovar, Simon Shiroka, e cila pritet të inagurohet nesër në Paris dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit.

 “Të festojmë bashkë 10 vjetorin” ishte konkludim i përbashkët, ku më pas të dyja palët hodhën ide të ndryshme për thellimin e bashkëpunimit për vitin jubile të pavarësisë së Kosovës.

Mbështetja për korrigjimin e një “padrejtësie të pamerituar” ndaj Kosovës , siç e cilësoi Ministri Pacolli mos- liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, ishte kërkesa tjetër specifike për grupin e miqësisë.

Duke nënvizuar faktin se “liria e lëvizjes është e drejtë themelore e njeriut”, megjithatë, deputetët francezë shprehën rezervat për fluksin e azilantëve ekonomik, që do të mund të gjeneronte heqja eventuale e regjimit të vizave.

Nga ana e tij, Ministri i jashtëm Pocolli ka prezantuar argumentetët e tij bindëse se pse duhet të menjanohen këto rezerva, duke shtuar se përpjekja do jetë e dyanshme: E para: për të bindur Evropën, që kosovarët duhet të lëvizin urgjentisht brenda kontinentit, të cilit natyrshëm i përkasin, dhe e dyta: për të bindur kosovarët, që të ushtrojnë në mënyrë të përgjegjshme këtë të drejtë.

“Evropa veçse do të përfitojë nga energjia e popullsisë së re dhe mendjehapur të Kosovës; Evropa nuk duhet asesi të na shohë si barrë, por si plotësim të saj”, nënvizoi Ministri Pacolli.

 Questel, nga ana e tij konsideroi veçanërisht të rëndësishme dhe shpresëdhënës faktin, që autoritetet kosovare deklarojnë bindshëm referimin e tyre ndaj vlerave të iluminizmit, ku Franca është nënshkruesja e parë.





 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)