19 Mars 2024

Fillon llogaritja verore e kohës

Prishtinë, 29 mars - Nga sot fillon llogaritja verore e kohës ku ora do të shkojë 60 minuta përpara.

Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Dy herë në vit orët tona ndryshojnë për një orë dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës, që përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Por Bashkim Evropian ka hedhur një tjetër hap drejt heqjes së ndryshimit të orës në pranverë dhe vjeshtë.

Një komision i Parlamentit Europian ka votuar për heqjen e këtij ndryshimi në vitin 2021.

Vendimi ndërkohë se cila orë do të mbahet, ajo dimërore apo ajo verore është shtyrë për më vonë.

Si komisioni i BE-së, ashtu edhe Parlamenti Europian mendojnë se koha për këtë lëvizje të akrepave ka kaluar, por për të ndryshuar ritualin nevojitet aprovimi i të 28 shteteve anëtare të bllokut dhe ai mungon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)