26 Shtator 2020

Evropë, Dita ndërkombëtare e emigrantëve, priten protesta

Bruksel, 1 Mars - Sot gjatë ditës emigrantët në shumë vende të Europës do të dalin në protesta, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Emigrantëve.

Qëllimi i kësaj greve vjen si rezultat i lëvizjes së njohur “24 orë pa ne” që është refreni i emigrantëve nga çdo transaksion financiar që të mos shpenzohet asnjë euro e vetme në vende si: Franca, Italia, Spanja, Gjermania, Belgjika dhe Greqia.

Ndërkaq mediat e huaja bëjnë të ditur se në Francë dhe Gjermani, emigrantët pritet të mos shkojnë në punë.

Nisma e nisur nga Franca nëpërmjet Facebook, u përhap shpejt me iniciativën e qytetarëve edhe në vendet e tjera duke mbërritur edhe në Greqi. Mesazhi i kësaj dite është që emigrantët të mos shpenzojnë asnjë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)