19 Prill 2024

Europa përfshihet nga valët e të nxehtit dhe zjarret

Paris, 27 korrik - Evropianët po përballen me temperatura që pritet të rriten edhe më tej gjatë dy ditëve në vazhdim. Zjarret vdekjeprurëse kanë shkatërruar fshatra përgjatë bregdetit grek, si dhe duke marrë jetët e mbi 80 personave.

Madje edhe në vendet veriore, si Suedia dhe Letonia janë shtuar zjarret në pyje. Siç njofton Zëri i Amerikës disa kryeqytete evrpiane po përjetojnë një korrik më të nxehtë krahasuar me vitet e mëparshme:

Flakët kanë përfshirë fshatra përgjatë bregdetit grek, jo larg Athinës, duke shkatërruar çdo gjë. Qindra njerëz u futën në det dhe u shpëtuan më vonë nga mjete lundruese. Punonjësit e emergjencave kërkojnë për të mbijetuar dhe viktima në shtëpitë ku zjarret janë shuar.

“Nuk kemi shpresa se do gjejmë të gjallë. Një orë më parë gjetëm një trup në një shtëpi një rrugë më tutje. Mendoj se në ditët në vazhdim, do të gjejmë trupa të tjerë. Është zonë shumë e madhe dhe vazhdojmë të kërkojmë”, thotë Ioannis Kantikas, vullnetar në njësitë e kërkim-shpëtimit.

Një nxehtësi e pazakontë dhe thatësirë shkaktoi zjarre edhe në pyjet e vendeve veriore, si Letonia dhe Suedia. Forcat ajrore të Suedisë përdorën për herë të parë të mërkurën bombat për të luftuar zjarret. Sipas ushtarakëve, presioni nga shpërthimi i bombave largon oksigjenin, i cili shërben si ushqim për zjarrin.

“Kjo është një zonë ku ka rreziqe të municionit të pashpërthyer, kështu që është e vështirë të shuhet zjarri me metodat e zakonshme. E provuam këtë metodë pasi rezultatet tregojnë se zjarri fiket në një rreze prej 100 metrash”, thotë Anders Persson, kolonel i Forcave Ajrore Mbretërore.

Pjesë të Francës, përfshirë Parisin, janë në gatishmëri të lartë për shkak të valës së të nxehtit. Temperatura e lartë ka shkaktuar rritje të nivelit të ndotjes së ozonit. Dje, u ndalua hyrja në Paris për makinat me ndotje të lartë.

Britania, e famshme për verën e saj të ftohtë dhe me shira, është duke përjetuar një korrik të pazakontë. Temperatura në Londër arriti 30 gradë Celcius të mërkurën.

“Është tepër nxehtë dhe njerëzit nuk janë mësuar me këtë. Ndërtesat nuk janë të kondicionuara. Nuk ka mjaftueshëm shatërvane; autobuzët dhe trenat të papërgatitur...”, thotë Kaya, mësuese e matematikës.

Kopshtet zoologjike të Evropës po përpiqen të ruajnë kafshët nga nxehtësia.

“Gorillave u kemi dhënë sot kastraveca të ngrirë. Derrkucave u bëjmë një dush të ftohtë ndërsa zhyten në një baltë të freskët. Sigurisht, që po përpiqemi të konservojmë edhe sasinë e ujit që përdorim. Ruajmë për shembull, një pjesë të ujit të pastrimit për ta përdorur për derrkucat”, thotë Dan Simmonds, i kopshtit zoologjik të Londrës.

Temperaturat në kryeqytetet evropiane pritet të arrijnë kulmin këto dy ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)