28 Mars 2024

Ekzekutohet para shtëpisë së tij, avokati që mbrojti Milosheviçin

Beograd, 29 korrik – Një avokat i njohur serb është ekzekutuar në mënyrë mafioze, para shtëpisë së tij në Beograd, ndërsa i biri ka mbetur i plagosur.

Bëhet fjalë për Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeçar, i cili ka mbrojtur shumë njerëz nga bota e krimit në Serbi.

Avokati penal ishte mjaft i njohur në Serbi, ndërsa mbrojti edhe Slobodan Milosheviçin, në gjyqin për krime lufte, në Gjykatën e Hagës.

Në një deklaratë, Ministria e Brendshme serbe raportoi se atentati ndaj Ognjanoviç ishte organizuar para shtëpisë së tij në lagjen Novi Beograd, ndërsa djali i tij 26-vjeçar u plagos dhe po merr trajtimin mjekësor.

Gjatë dy viteve të fundit, në Beograd janë vrarë disa anëtarë të shquar të rrjeteve të krimit të organizuar serb dhe malazez, në atë që policia e cilëson si luftë të trazuar për të dominuar tregun ilegal të drogës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)