20 Prill 2024

Daçiq: Politikanët serbë vazhdimisht marrin kërcënime

Beograd, 11 shkurt - Politikanët serbë vazhdimisht marrin kërcënime serioze nga mafia, pohon ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë Ivica Daçiq.
 
“Tërë shteti i është përkushtuar përplasjes me narkomafinë. Gjatë mandatit të kësaj Qeverie është konfiskuar sasia më e madhe e drogës dhe janë arrestuar bindshëm më së shumti dilerë”, tha Daçiq, duke shtuar se as mafia nuk pushon.
 
Siç shkruan sot gazeta “Pres”, kërcënime krahas Daçiqit kanë marrë edhe presidenti Boris Tadiq, ministrja e Drejtësisë Snezhana Mallova, prokurori special Milko Radisavleviq, si dhe persona të lartë në policisë serbe.
 
Për shkak të gjoja kërcënimeve është përforcuar sigurimi i personave të kreut të pushtetit në Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)