15 Gusht 2018

Daçiç: Me Rusinë e Kinën në krah, pozicioni ynë është më i fortë për Kosovën

Beograd, 9 maj - Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç komentoi nga Beogradi vizitën e Presidentit Aleksandar Vuçiç në Rusi, ku u takua me Putin.

“Është e rëndësishme për ne që një vend miqësor si Rusia, që mbron interesat dhe sovranitetin territorial të Serbisë të mos ndryshojë qëndrim”, deklaroi ai në një intervistë për një televizion serb.

Kryediplomati serb thotë se falë ndihmës së Rusisë dhe Kinës, sot Serbia gëzon një pozicion më të fuqishëm sa i takon Kosovës.

“Ndryshe nga përpjekjet e Bashkimit Europian, me ndërmjetësimin e të cilave po zhvillohet dialogu me Prishtinën, Kombet e Bashkuara janë duke verifikuar nëse Kosova ka një vlefshmëri ligjore ndërkombëtare për dialog."

"Këtu na vyen ndihma e Rusisë dhe e Kinës, që janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurisë dhe një garanci që do të bllokojnë çdo përpjekje për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur në OKB”, vijoi ai.

Sipas Daçiç, Beogradi kërkon një marrëveshje me Kosovën.

“Vetëm se ka në krah miqtë perëndimore, Prishtina nuk mund të mendojë që ne thjesht duhet të pranojmë (pavarësinë e saj)”, shtoi Daçiç.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018 - Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)