20 Prill 2024

Britania premton përkrahja te plotë për Kosovën për anëtarësim në KE dhe NATO

Londër, 1 nëntor - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ambasadori Ilir Kapiti, në Parlamentin Britanik takoi sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, APPG (All Party Parliamentary Group), të përbërë nga: Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd.

Kryeministri Kurti i njoftoi deputetët për të arriturat në Kosovë, sundimin e ligjit, ngritjen ekonomike, dhe çështje tjera aktuale në Kosovë dhe rajon.

Ai iu falënderua përfaqësuesve britanikë për kontributin për Kosovën. Gjatë bashkëbisedimit në veçanti u theksua vazhdimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministrit Kurti gjatë takimit iu premtua përkrahja e plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)