29 Mars 2024

Britania mund të anulojë BREXIT-in

Londër, 11 dhjetor - Gjykata Evropiane e Drejtësisë, tha se Mbretëria e Bashkuara mund të anulojë njëanshëm BREXIT-in, duke shtuar shpresat e pro evropianëve para votimeve në parlamentin britanik për marrëveshjen e kryeministres Theresa May, për largimin nga Bashkimi Evropian.

Vetëm 36 orë para votimit të së martës, Gjykata tha se Londra mund të tërheqë njëanshëm dhe pa dënime artikullin e 50 për largimin nga BE-ja.

Qeveria e kryeministres May tha se vendimi nuk do të thotë asgjë meqë nuk ka e ka ndërmend të tërheqë vendimin për t’u ndarë nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Por, kritikët e marrëveshjes thonë se vendimi ofron mundësi që ose të shtyhet BREXIT-i dhe të rinegociohen kushtet e largimit, ose të anulohet nëse votuesit britanik ndërrojnë mendje.

“Mbretëria e Bashkuar është e lirë të anulojë në mënyrë të njëanshme njoftimin për qëllimin e saj për t'u tërhequr nga BE-ja ", thuhet në vendimin e gjykatës.

"Një anulim i tillë, i vendosur në përputhje me kërkesat e kushtetuese, kombëtare, do të kishte efektin që Mbretëria e Bashkuar të mbetet në BE nën kushte të pandryshuara".

E ardhmja e BREXIT-it mbetet thellësisht e pasigurt pasi dhjetëra ligjvënës janë zotuar publikisht të votojnë kundër marrëveshjes së kryeministres May.

Në referendumin e 23 qershorit të vitit 2016, 17.4 milionë votues apo 52 për qind, mbështetën BREXIT-in, ndërsa 16.1 milionë apo 48 për qind votuan për të mbetur pjesë e bllokut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)