19 Mars 2024

Bie Qeveria italiane, jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte

Romë, 26 janar - Kryeministri italian Giuseppe Conte ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen.

Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” raporton se Conte e ka komunikuar vendimin e tij për dorëheqje sot tek ministrat e kabinetit.

“Falënderoj çdo ministër, për çdo ditë të këtyre muajve që qeverisëm së bashku”, i tha Kryeministri kabinetit të tij.

Vendimi i tij është kaluar në Këshillin e Ministrave, ku po diskutohet.

Conte pas dorëheqjes do të tentojë një rimandatim për formimin e qeverisë së re.

Përpara një jave Conte e përballoi për fije mocionin e votëbesimit në senat me 156 vota. Me humbjen e shumicës absolute të 161 votave, qeveria e tij u dobësua ndjeshëm.

Conte si rrjedhojë u bëri thirrje të pavarurve dhe deputetëve të qendrës në senat, që të hyjnë në qeverinë e tij të pakicës. Por shumë pak syresh iu përgjigjën thirrjes së tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)