25 Shtator 2022

Biden vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Washington, 31 mars - Presidenti amerikan Joe Biden ka vendosur sot sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke synuar sektorin e teknologjisë ruse.

Sanksionet e reja zbatohen për operatorët në sektorin e teknologjisë. Departamenti amerikan i Thesarit tha në një deklaratë se ka vendosur sanksione ndaj 21 kompanive dhe 13 individëve.

Sanksionet përfshijnë Mikron, prodhuesin dhe eksportuesin më të madh rus të mikroelektronikës, si dhe prodhuesin më të madh të çipave në Rusi.

“Sanksionet e zgjeruara përfshijnë sektorin e transportit ajror dhe detar dhe atë të elektronikës. Lëvizja e re e Biden i lejon Washingtonit të vendosë sanksione ndaj të gjithë personave ose subjekteve të lidhura me ata sektorë”, u tha në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)