29 Mars 2024

Biden thellon rezultatin, triumfon edhe në Arizona

Washington, 4 nëntor - Numërimi i votave në SHBA vijon, ndërsa Joe Biden vijon të kryesojë, ndonëse vendimtare pritet të jenë votat e dërguara me postë.

Ai ka korrur një fitore edhe në shtetin e Arizonës, ku mori 11 vota elektorale.

Ndërkohë, sipas Associated Press, ai pritet të fitojë edhe në Maine, ku deri më tani ka marrë 3 vota elektorale, nga 4 gjithsej.

Maine dhe Nebraska janë dy shtetet e vetme amerikane në të cilat nuk ka shumicë por sistem proporcional.

Deri më tani, Biden ka marrë 238 vota elektorale, ndërsa Trump 213, ndonëse të dy kandidatë kanë shpallur në një farë mënyrë fitoren.

Trump akuzoi për vjedhje votash, duke theksuar se do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)