28 Mars 2024

Biden: Rusia të përjashtohet nga G20

Varrshavë, 25 mars - Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se Rusia duhet larguar nga grupi i 20 vendeve më të industrializuara të botës.

Nëse vendet e tjera anëtare nuk do të pajtoheshin me këtë, atëherë ai do të bëjë c`është e mundur që Ukraina të jetë në gjendje të marrë pjesë në takime.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të qëndrojmë të bashkuar dhe bota të vazhdojë të përqendrohet tek ajo çfarë po bën Vladimir Putin dhe tek jetët e njerëzve të pafajshëm që po humbasin. Arsyeja përse e kërkova takimin, është se ne duhet të qëndrojmë plotësisht të bashkuar.”- tha Biden

Por Kremlini reagoi duke thënë se dalja e Rusisë nga G20-ta nuk do të ishte një katastrofë. “Formati i 20 ekonomive më të mëdha të botës është i rëndësishëm vërtet. Por në situatën aktuale, kur shumica e pjesëmarrësve të tij janë në një gjendje lufte ekonomike me ne, asgjë e jashtëzakonshme s`ka për të ndodhur”, u shpreh zëdhënësit i Putinit, Dimitry Peskov.

Më herët, ish presidenti rus Dmitry Medvedev, sot zëvendësshef i Këshillit shtetëror të Sigurisë, deklaroi se do të ishte “budallallëk” të besohej se sanksionet e Perëndimit kundër bizneseve ruse mund të kenë ndikim në Qeverinë në Moskë.

“Nuk ka asnjë mundësi që këta biznesmenë të kenë qoftë edhe ndikimin më të vogël në lidershipin e vendit”, tha Medvedev, por analistët besojnë se ndëshkimi i oligarkëve mund të funksionojë, pasi ata mund t’i bëjnë presion Putinit për të ndryshuar strategjinë e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)