03 Dhjetor 2020

Biden rikthen epërsinë

Washington, 4 nëntor - Gara për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon të jetë e ‘nxehtë’ dhe me rezultate të ngushta.

Së fundmi, pas numërimit të fundit të votave elektorale, demokrati Joe Biden ka rikthyer epërsinë sa i përket votës elektorale, ku aktualisht ka 225 vota elektorale dhe i duhen edhe 45  për t’u shpall president i SHBA-së.

Në anën tjetër, Donald Trump aktualisht ka 213 vota elektorale pasi fitoi në Texas dhe Montana. Presidenti i ardhshëm i SHBA-së do të jetë kandidati që do t’i fitojë 270 vota elektorale.

Ndërkohë në një dalje publike për mediat, Donald Trump hodhi akuza se po vidhen votat, ku edhe shpalli ‘fitoren’ e tij, megjithëse votat vijojnë të numërohen. Madje Trump kërkoi që Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit

“Rezultatet e sotme janë fenomenale. Janë hedhur vota në orën 4 të mëngjesit, është e turpshme. Gjykata Supreme të ndërhyjë e të ndalojë procesin e votimit. Jemi shumë para në vota, ata nuk kanë mundësi të na tejkalojnë! Kjo është grabitje e popullit amerikan.” tha Trump.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)