27 Shkurt 2021

Biden paraqet Trumpin si i nënshtruar ndaj presidentit rus Putin

Washington, 30 shtator - Kandidati presidencial demokrat në SHBA, Joe Biden u përpoq ta paraqiste presidentin Donald Trump si të nënshtruar ndaj presidentit rus gjatë debatit të martën mbrëma ndërsa ish-zëvendëspresidenti pohoi se ka kundërshtuar Vladimir Putinin gjatë kohës sa ishte në detyrë.

"Fakt është që unë kam shkuar kokë më kokë me Putinin dhe ia kam bërë të qartë se ne nuk do të marrim ndonjë nga gjërat e tij", tha Biden. "Ai është këlyshi i Putinit. Ai ende nuk pranon madje t'i thotë asgjë Putinit në lidhje me dhuratat për kokat e ushtarëve amerikanë".

Biden i referohej një raporti të inteligjencës që sugjeron se agjencia kryesore e inteligjencës ruse, GRU, ofroi t'u paguante shpërblime talebanëve për vrasjen e pjesëtarëve të shërbimit amerikan. Vlerësimi u raportua fillimisht nga "The New York Times", por disa, përfshirë presidentin kanë thënë se raporti nuk ishte përfundimtar.

Ish-zv/presidenti bëri akuza gjatë debatit, i cili padyshim ishte kaotik që ndërpritej vazhdimisht ndërsa kandidatët bërtisnin dhe flisnin për njëri-tjetrin.

Përplasjet e shtynë moderatorin, Chris Wallace të ndëshkonte Trumpin, për të cilin tha se e ndërpreu Bidenin shumë më shpesh gjatë debatit të mbrëmjes sesa që e ndërpreu ish-zv/presidenti.

"Z. president, ju lutem ndaloni", tha Wallace gjatë një prej dhjetëra herë që presidenti ndërpreu Bidenin. "Vendi do të shërbehet më mirë nëse i lejonim të dy njerëzit të flisnin me më pak ndërprerje. Po ju bëj thirrje, zotëri, ta bëni këtë".

Trump dhe Biden pritet të përballen përsëri në fazën e radhës të debatit më 15 tetor dhe 22 tetor në dy debatet e fundit presidenciale përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)