19 Mars 2024

Biden i shqetësuar për shtypjen e protestave në Rusi dhe burgosjen e Navalnyt

Washington, 26 janar - Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur i shqetësuar për shtypjen e protestave në Moskë, në të cilat është kërkuar lirimi i kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Navalny është burgosur fundjavën e kaluar teksa ka arritur në Moskë nga Gjermania.

Në shtetin gjerman, Navalny është trajtuar pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok.

Duke folur dy ditë pas arrestimeve masive të protestuesve në gjithë Rusinë kundër presidentit rus, Vladimir Putin dhe arrestimit të Navalnyt, Biden ka thënë më 25 janar se është “shumë i shqetësuar”.

Ai ka thënë se nuk ka vendosur ende si të përgjigjet ndaj situatës së Navalnyt, mirëpo ka thënë se shpreson që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të mund të bashkëpunojnë në fushat në të cilat të dyja palët përfitojnë.

Ai ka përmendur se të dyja vendet do të duhet të bashkëpunojnë për kontrollin e armëve bërthamore, dhe se ora është duke ecur drejt skadimit të marrëveshjes Starti i Ri, njëherësh paktit të fundit të nënshkruar në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

Biden u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai po shqyrton mundësinë t’ia bëjë të qartë Rusisë se SHBA-ja është “shumë e shqetësuar për sjelljen e saj” ndërkohë që të dyja shtetet “synojnë interes të përbashkët” në traktat.

Biden ka përmendur edhe hakimet e mëdha që kanë ndodhur në rrjetet kompjuterike amerikane muajin e kaluar, për të cilat janë fajësuar hakerët rusë, si dhe për raportimet e vitit të kaluar se Rusia u ka ofruar përfitime talibanëve, në këmbim të vrasjes së ushtarëve amerikanë në Afganistan.

“U kam kërkuar agjencive që të bëjnë kërkime të thella për secilën nga këto çështje, dhe të më përditësojnë saktë se prej nga janë, pasi unë nuk do të hezitoj të përmend këto çështje me rusët”, ka thënë ai.

 

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)