19 Prill 2024

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Prishtinë, 11 gusht - Miliona besimtarë myslimanë në të gjithë Kosovën, Shqipërinë dhe gjithë botën festojnë sot Kurban Bajramin

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës ka bërë të ditur për të gjith besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - Bajramit, është sot.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami  - Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban - Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë "Alaudin" në Prishtinë,  ndërsa   Hytben - mesazhin e Kurban - Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)